I dënuar për vrasje, ‘arrest me burg’ për ‘Çipurin’, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë

i denuar per vrasje arrest me burg per cipurin pjese e bandes se gaxhait ne vlore
i denuar per vrasje arrest me burg per cipurin pjese e bandes se gaxhait ne vlore

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si Çipuri, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se togat e zeza kanë lënë në burg me afat 2 muaj për Sulejmanin. Ai është arrestuar më 22 shkurt, teksa lëvizte me një mjet me targa të vjedhura. Policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.

Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, pak kohë më parë. Kujtojmë se “Çipuri” i ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →