Paris Saint-Germain do të duhet të bëjë pa kapitenin e tyre kundër Rennes. I dëmtuar kundër Nantes, Marquinhos do të mungojë në ndeshjen e planifikuar për të dielën pasdite dhe e vlefshme për ndeshjen e javës së 23-të të Ligue 1. 29-vjeçari ka luajtur 17 takime këtë sezon në kampionat, duke dhuruar përformanca të mira.
Klubi kampion i Francës pret rikthimin e Milan Skriniar dhe Presnel Kimpembe, futbollistë të cilët vazhdojnë të jenë në fazën e rikuperimit. Nuno Mendes, i cili u kthye në stërvitje të plotë me grupin në fillim të javës, me siguri do të jetë gati shumë shpejt për të kontribuar për skuadrën e Enriques.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co