Debati Sara-Ilnisa për rrobat personale/ Reafgimi i Arbërit dhe Orit: Nuk duhet të prekim…

debati sara ilnisa per rrobat personale reafgimi i arberit dhe orit nuk duhet te prekim

23:26 – 24.02.2024

Debati Sara-Ilnisa për rrobat personale/ Reafgimi i Arbërit dhe Orit: Nuk duhet të prekim…

debati sara ilnisa per rrobat personale reafgimi i arberit dhe orit nuk duhet te prekim
debati sara ilnisa per rrobat personale reafgimi i arberit dhe orit nuk duhet te prekim

Një debat u ndez në “prime” pas vendimit të Sarës që t’i hidhte rrobat personale të Ilnisës në vaskë, pasi kjo e fundit ishte e dënuar nga “Vëllai i Madh”. Pjesë e këtij debati u bënë dhe dy opinionistët, të cilët e komentuan kështu:

ORI: Nga shumica është quajtur si lojtare që ka ofenduar. E kuptoj që në lojë t’i kthehen kundër. Jam shumë e lumtur që nuk e dhatë klipin. Jam shumë e lumtur për Eglën që u tregua pak njerëzore. Më vjen keq që Ilnisa nxori rrobat nga vaska dhe të tjerat lëshonin komente që Ilnisa vjen era ashtu. Ishte një vijë e kuqe. Në Shqipëri s’ka dënimin me vdekje për krime më makabër dhe jo një dënim i tillë për një lojë.

ARBËRI: Bie dakord me komentin e Orit. Jam i mendimit që nuk duhet të prekim gjërat personale të tjetrit. Diskutimi bëhet me fjalë. Janë gjëra personale dhe jo pjesë e lojës. Nuk janë për t’u hedhur në ujë. Unë këtë koment jam. Për pjesën e s*ksit nuk kam asnjë koment sepse hodhi njëra, priti tjetra.

VESA: Kemi shkuar të bënim thonjtë, ndërkohë që ishte e padukshme nga Vëllai i Madh dhe më pyeti që nëse i kambërë këtë. Tha që duhet t’i gjeja se kush e kishte bërë, ose ndryshe do e niste prej meje.

ARTA: Është një tendencë e madhe në këtë shtëpi që i bëhet pyetje të këqija vetë femrave. Ty ta kanë bërë një pyetje të keqe anonime dhe kur është pjesa te çiftet, pyetjet bëhen vetëm për femrat dhe jo për djemtë.

SARA: Këto mure kanë parë salcë në kokë, gjellë në kokë në edicionet e kaluar, kështu që kjo nuk është më e keqja. E dyta, kur erdhi te fytyra dhe tha që do shkojë te dhoma e gjumit e do hidhte gjërat e mija dhe të dashurit tim. E treta, më vjen shumë keq që asnjëri nga ju, mënyra se si Ilnisa është përgjigjur, nuk e ka gjykuar. Nuk e ka bërë asnjëri kometnin e mirë për mua.

ILNISA: Ke mënyrë për ta sorollisur situatën siç e do vetë?

ORI: Sara, për mua, që ta kuptosh se çfarë dua të them…

SARA: E kuptova. Jam e kërcënuar.

ORI: Të dëgjova. Të lutem pak respekt. Ilnisa për mua është lojtarja më e keqe që s’i pëlqej asnjë sjellje. Por situata që ndodhi nuk i dal në mbrojtje as asaj dhe as ty.

LEDIONI: E kemi shumë të kolljatë t’i kthejmë gishtin tjetrit dhe asnjëherë vetes. A ke qenë ti koherente Sara?

SARA: Në lidhje me Ilnisën po. Shkova të merrja leje dhe…

LEDIONI: Nuk merret leje. Nuk jemi në fillore për të marrë leje. Rregullat të gjithë i dini mirë dhe prapë juve i keni thyer rregullat. Prandaj keni dhe një zarf të zi në atë shtëpi që do të lexohet në fund të shout.

LEDJONA: Ka qenë Meritoni që ka marrë rrobat e mija dhe i ka hedhur në tokë dhe ka qenë Ilnisa që ka qeshur.

LEDIONI: Nuk doja t’i hyja asaj pjese. Ju keni një problem shumë të madh me pjesën e empatisë.

ARBËRI: Nuk është hera e parë që hidhen diskutime të tilla që diskutohet mendimi jonë. E kam hedhur mendimin tim dhe për Ilnisën që nuk kam qenë dakord mbi 8 herë. Pastaj është publiku që e vendos nëse kam të drejtë apo jo. Ke thënë më është prerë video kështu, më është prerë ashtu. Unë të bëra një pyetje për varsen dhe ti e pranove vetë më vonë.

SARA: Nuk më intereson të jem personazh nëse jam i keq. Nuk kam ardhur këtu që të humbas dhe aq pak sa kam jashtë.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →