“Serbia, gati të shtyjë planet e Kremlinit në Ballkan dhe Europë”, Konjufca: Putin ka angazhuar satelitët e tij në Evropë për të…

serbia gati te shtyje planet e kremlinit ne ballkan dhe europe konjufca putin ka angazhuar satelitet e tij ne evrope per te
serbia gati te shtyje planet e kremlinit ne ballkan dhe europe konjufca putin ka angazhuar satelitet e tij ne evrope per te

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në një reagim për dy vjetorin e nisjes së sulmeve Rusi Mbi Ukrainë, ka deklaruar se Serbia është e gatshme të shtyjë planet e Putinit në Ballkan dhe Europë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se në këtë situatë merr më shumë kuptim angazhimi për fitoren e Ukrainës.

“Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre”, shkruan Konjufca.

Postimi i plotë:

Këto dy vite që nga sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, shënojnë fazën kur në mënyrë të qartë botës iu ofruan dy propozime, njëri që thërret për radhitje nën emrin e lirisë, dinjitetit dhe demokracisë, e tjetri që dëshiron nënshtrim, pushtim, shfrytëzim dhe krime kundër njerëzimit.
Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Evropian.
Në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, duke mos ia dalë, por ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të mbjellë destabilitet, pasiguri, shpërqëndrim, luftë dhe përçarje. Me një Serbi të gatshme për t’ shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë.
Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre.
Liri Ukrainës dhe popullit të saj!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →