“Më shumë se 29 mijë palestinezë kanë humbur jetën”, Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit nga lufta në Gaza: U kryen masakra kundër civilëve

me shume se 29 mije palestineze kane humbur jeten ministria e shendetesise publikon te dhenat e fundit nga lufta ne gaza u kryen masakra kunder civileve
me shume se 29 mije palestineze kane humbur jeten ministria e shendetesise publikon te dhenat e fundit nga lufta ne gaza u kryen masakra kunder civileve

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka publikuar të dhënat e fundit nga lufta.

“Gjatë 24 orëve të fundit, pushtimi izraelit ka kryer shtatë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 86 martirë dhe 131 të plagosur”, tha Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Ministria palestineze theksoi se shumë njerëz mbeten të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 29.692 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 69.879 janë plagosur.

Sipas OKB-së, lufta izraelite në Gaza ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së territorit palestinez mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Armiqësitë kanë vazhduar pandërprerë, megjithatë edhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →