Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin.
Blutë njoftojnë se pas verifikimeve rezultoi se 45-vjeçari e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Mitsubishi”, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co