Aksioni për pastrimin e zhvendosjen e pikave që grumbullojnë mjete të përdorura po vijon edhe në aksin nga Elbasani në Qafë Thanë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndoqi nga afër këtë aksion, së bashku me drejtuesin vendor të IKMT-së dhe Policisë së Elbasanit.
Ata u ndalën në biznesin e një qytetari, që ushtron këtë aktivitetin në anë të rrugës Elbasan-Librazhd. “Ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit, kështu që në këtë aspekt duhet marrë masa”, deklaroi Balla.
Pronari i biznesit, Resmiu, tha se ishte informuar nga IKMT dhe po vazhdojnë punën për zhvendosjen e mjeteve. “Jemi në monitorim të gjithë akseve rrugore të rëndësishme, në kuadër të masave për sezonin turistik që po afron, po largojmë mjetet e përdorura e të demoluara për skrap. Po ecim me ritme të kënaqshme, pasi dhe vetë bizneset e kanë bashkëpunimin dhe jemi mirëkuptuar me ta. Mjetet do largohen në kohë nga akset kombëtare”, u shpreh drejtori rajonal i IKMT-së, Elbasan.
Faza e parë e gjithë procesit është evidentimi e njoftimi i pronarëve të pikave dhe spostimi i mjeteve nga vetë subjektet. Urdhër-inspektimet po vijojnë në gjithë aksin Elbasan – Qafë Thanë, me lokalizimin e njoftimin e çdo subjekti, për të pastruar çdo mbetje të dukshme që qëndrojnë në aksin kryesor e dytësor duke dëmtuar imazhin e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co