Australia ka vendosur sanksione financiare ndaj zyrtarëve rusë të burgjeve pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexey Navalny. Autoritetet australiane kanë bërë përgjegjës Kremlinin. “Australia bën presidentin Putin dhe qeverinë ruse përgjegjëse për trajtimin dhe vdekjen e zotit Navalny në paraburgim”, tha zëvendëskryeministri Richard Marles në një deklaratë.
Australia i është bashkuar zërave perëndimore që kanë drejtuar gishtin drejt Kremlinit për vdekjen e liderit të opozitës ruse por Kremlini ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e tij. Australia ka goditur individë rusë me raunde të shumta të sanksioneve të të drejtave të njeriut “të stilit Magnitsky” që nga dhjetori i vitit 2022, kur aplikoi për herë të parë dënime për rusët e akuzuar për helmimin e Navalny-t në vitin 2020.
Shtetet e Bashkuara dhe BE miratuan sanksione të reja kundër Rusisë javën e kaluar në përgjigje të vdekjes së Navalny dhe pushtimit të vazhdueshëm të Moskës në Ukrainë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co