Incidente/ Fermerët ‘zbarkojnë’ në qendër të Brukselit, vendosin postblloqe me pleh organik, policia iu përgjigjet protestuesve me ujë

incidente fermeret zbarkojne ne qender te brukselit vendosin postblloqe me pleh organik policia iu pergjigjet protestuesve me uje
incidente fermeret zbarkojne ne qender te brukselit vendosin postblloqe me pleh organik policia iu pergjigjet protestuesve me uje

Incidente mes fermerëve dhe policisë po ndodhin në këto momente në Bruksel, ku sot po mblidhen ministrat e Bujqësisë të 27 vendeve të BE-së.

Rreth 300 traktorë janë vendosur në qendër të qytetit dhe rrugët më qendrore, Rue de la Loi, e cila është bllokuar. Nën tingujt e muzikës dhe parullave, fermerët ngritën barrikada të bëra me pleh organik dhe goma. Më herët policia tentoi të bllokonte kalimin e fermerëve, duke lëshuar ujë me presion, por protestuesit me traktorët e tyre thyen parmakët dhe iu afruan pallatit, ku do të mblidhen ministrat e Bujqësisë.

Më pak se një muaj pas atij që u cilësua si një mobilizim “historik” bujqësor në kryeqytetin belg më 1 shkurt, kur më shumë se 1300 traktorë vërshuan rrugët e lagjes evropiane, sot fermerët po kthehen për të shprehur zemërimin e tyre për mungesën e përgjigje nga autoritetet evropiane. Siç raporton gazeta belge Le Soir, demonstrata e sotme përfshin sindikatat bujqësore nga Wallonia dhe Flanders (pjesët jugore dhe veriore të Belgjikës), si dhe fermerë nga Franca, Italia, Spanja, Gjermania dhe Luksemburgu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co