Vdes i burgosuri në Prishtinë, mister shkaku

vdes i burgosuri ne prishtine mister shkaku
vdes i burgosuri ne prishtine mister shkaku

PRISHTINË – Në burgun e Prishtinës, ka ndërruar jetë një i burgosur. Lajmin e ka bërë me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftim, raportojnë mediat e Kosovës.

Më tej, Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se organet kompetente po zhvillojnë procedurat ligjore, teksa autopsia do të dalë në përfundime për shkakun e vdekjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →