‘Sibelën e kanë hedhur’, daja i vajzës së vetëvrarë pas publikimit të fotos intime: Të bëhet drejtësi!

sibelen e kane hedhur daja i vajzes se vetevrare pas publikimit te fotos intime te behet drejtesi
sibelen e kane hedhur daja i vajzes se vetevrare pas publikimit te fotos intime te behet drejtesi

TIRANË – Daja i Sibelës, e cila dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas shantazhit me një foto intime, në një lidhje telefonike në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News 24, deklaroi se mbesa e tij nuk i ka dhënë fund jetës. Sipas dajës, Sibelën e kanë hedhur. Ai tha se mbesa e tij nuk kishte arsye pse të vriste veten, pasi kishte një fëmijë të vogël për të mbajtur.

Ligji shqiptar të vendosë drejtësi. Unë kam qenë duke punuar në Gjermani dhe jemi të ngarkuar këtu me punë, nuk kemi shumë kohë. Fillimisht kam marrë vesh se ka vdekur. Vajza nuk është hedhur, vajzën e kanë hedhur. Se në çfarë mënyre e kanë hedhur, ta zbardhin organet kompetente. Mesa mora vesh se ka qenë edhe një kamera në vendngjarje, e ajo kamera duhet të hapet, që të hetohet më mirë. Nuk besoj se ka vetëvrasje, sepse nuk besoj se Sibela do të linte një fëmijë 2 vjeç. Unë nuk dua që emri i mbesës sime të jepet sipas interesave të mediave. Ajo është vetëm një engjëll që iku dhe la një tjetër engjëll tjetër në këtë botë. Ky është mesazhi im. Kjo që i ndodhi sot mbesës sime, uroj që mos t’i ndodhë asnjë nëne në Shqipëri e në shqiptari”, deklaroi daja i Sibela Abedinit.

Sibela Abedini dyshohet se i dha fund jetës, pas publikimit në Tik Tok të një foto të saj intime. Në lidhje me ngjarjen, është arrestuar personazhi i Tik Tok, Altin Çoku.

(d.xh – BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →