“Gëzuar me ju” erdhi pranë teleshikuesve të News24 me puntatën e veçantë “Një mbrëmje për një mbrëmje”. Kjo pasi programi ku në qendër të saj kishte protagonist kantautorin e serenatave, Mihallaq Andrea, transmetuar më 31 dhjetor, erdhi pranë publikut me momentet më kulmore dhe emocionuese, duke u përqendruar te historia dhe muzika e artistit të mirënjohur.
Ola Bruko dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, ftuan teleshikuesit të shihnin momente nga ajo mbrëmje përfshi, prezantimin e kantautorit dhe më pas pjesën ku aktorja Ema Andrea dhe Mihallaq Andrea folën për marrëdhënien e tyre.
“Unë xhaxhanë e kam shok dhe kjo nuk është një gjë e zakonshme”, tha Ema Andrea, teksa shtoi, “Ka qenë një shtysë e madhe për mua”. Ndërkohë që edhe Mihallaq Andrea i dedikoi disa fjalë shumë të bukura aktores.
“Emën e dua shumë, pavarësisht se çfarë është. Për mua është një aktore e madhe dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Ema t’i mbush sytë me lot. Është shumë e ndjeshme dhe shumë e dashur”, u shpreh Mihallaq Andrea.
Momente shumë të bukura televizive ishin kur Mihallaq Andrea këndoi disa prej këngëve të tij, si “Kur nga rruga jote shkoj”, “Margarita”, “A të kujtohet ajo natë”, “Ta dish ti ç‘pësoi kjo zemër”, këngë të cilat nuk lodhesh asnjëherë duke i dëgjuar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co