![Presidenti pret në takim një grup deputetësh britanikë, Begaj: Biseduam për marrëdhëniet dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik 2 presidenti pret ne takim nje grup deputetesh britanike begaj biseduam per marredheniet dypaleshe dhe rritjen e bashkepunimit ekonomik](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/presidenti-pret-ne-takim-nje-grup-deputetesh-britanike-begaj-biseduam-per-marredheniet-dypaleshe-dhe-rritjen-e-bashkepunimit-ekonomik.jpg)
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një grup ligjvënësish nga Dhoma e Lordëve dhe Komunave të Parlamentit britanik, përfaqësues të partive të ndryshme politike.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, rritjen e bashkëpunimit ekonomike dhe situatën në rajon.
Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si “një avokate të proceseve integruese të Shqipërisë”.
Presidenti i Republikës falenderoi qeverinë britanike për mbështetjen e dhënë në disa qytete në Veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja” për të rinjtë dhe bizneset, si dhe paraqiti vizionin e tij mbi të ardhmen për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu partneritetin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, sigurisë dhe çështjet e demokratizimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co