‘Loja e karaktereve’/ Graciano: Nuk më përfaqësojnë dhe s’kam pse bëhem pis me fjalë që nuk më përkasin

loja e karaktereve graciano nuk me perfaqesojne dhe skam pse behem pis me fjale qe nuk me perkasin

00:35 – 28.01.2024

‘Loja e karaktereve’/ Graciano: Nuk më përfaqësojnë dhe s'kam pse bëhem pis me fjalë që nuk më përkasin

loja e karaktereve graciano nuk me perfaqesojne dhe skam pse behem pis me fjale qe nuk me perkasin
loja e karaktereve graciano nuk me perfaqesojne dhe skam pse behem pis me fjale qe nuk me perkasin

‘Loja e karaktereve’ ka marrë një tjetër kthesë në Shtëpinë e Big Brother VIP3, ndërsa krahas dy banoreve që e morën me hov, Roza Lati dhe Erjola Doçi, ka pasur edhe nga ata banorë që nuk i dhanë seriozitetin e duhur duke përfunduar sfidën në të etiketuarin e Ervin Gonxhit – një person familjar – në të pamoralshëm.

I pyetur për këtë çështje, Graciano Tagani është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të kamuflohej, por ato epitete nuk i përkasin atij, prandaj s’ka pse bëhet pis me të tilla gjëra dhe bëri atë zgjedhje.

Ledioni: Loja filloi me Rozën dhe Erjolën që e trajtuan me një lloj serioziteti. Dhe pastaj vjen Graciano, i cili thotë se unë nuk do të etiketgoj asnjë nga vajzat, do t’ua kalojë të gjitha djemve. Kjo e parë si public, ardhur edhe nga një person që bën television mu duk e çuditshme.

Graciano: Unë vlerësoj me seriozitetin më të madh çdo lojë të Vëllait të Madh. Por në atë moment kanë qenë 16 orë.

Ledioni: Ti i kishe parë nga shtëpia.

Graciano: Ato fjalë që ishin aty, unë nuk përfaqësohem nga ato fjalë.

Janë fjalë që qarkullojnë në shtëpi.

Këtu mund të qarkullojë çdo gjë. Nesër mund të qarkullojë edhe dhuna, mund të qarkullojë edhe i paedukat, apo presioni, por mua nuk më përfaqësojnë dhe nuk kam pse bëhem pis me të tilla gjëra sepse nuk më përkasin mua. Nëse unë do të isha në shtëpi më përpara dhe do t’i kisha dëgjuar të gjithë banorët duke i përdorur këto fjalë, do isha unë ai që do të isha kokë më kokë për të tilla gjëra. Unë nuk përfaqësohem nga të tgilla gjëra. Unë i dënojë ato, prandaj nuk është në mosrespektim të lojës apo Big Brotherit, nuk është se unë doja të kamuflohesha për të thënë çfarë unë mendoja për banorët, por ky nuk jam unë dhe këto shprehje nuk më përkasin mua, prandaj e bëra këtë zgjedhje.

Arbri: Ka pasur edhe fjalë pozitive aty.

Ledioni: Mirë fjalët e këqija, por aty kishte edhe dy fjalë të mira. Seksi ja kishe dhënë Albit, nuk ka ndonjë gocë që mund të jetë seksi aty.

Graciano: Ai diferencimi do të kishte qenë lojë e pisët, do të mendohej se u bë për tendencë dhe unë nuk bëra gjë për tendencë. Unë e trajtova po njëlloj gjënë.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →