Marco Reus njihet si një nga futbollistët më besnikë të Borussia Dortmund. Sulmuesi gjerman, i cili ka veshur fanellën verdhezi që nga viti 2012, duket se ka vendosur që të mos rinovojë kontratën në verë.
Nuk mungojnë alternativat, teksa ka shumë ekipe që e duan atë. Sipas asaj që raporton FootMercato.net, në MLS janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë ekonomike, por çuditërisht flitet edhe për Borussia Moenchengladbach, klub i cili 12 vjet më vonë po përpiqet ta kthejë atë. Këtë sezon, Reus ka luajtur 28 ndeshje në Bundesligë, Champions League dhe Kupën DFB, duke realizuar 6 gola dhe duke dhuruar 5 asiste.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co