Java e 26 e Kategorisë Superiore do të kthejë skuadrat e elitës shumë shpejt në fushë, që të premten, pasi FSHF ka programuar sfidat e saj që të mbyllen të gjitha të shtunën, për të pasur kohën e mjaftueshme për zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë në mesjavën e ardhshme.
Sfidat e të premtes janë tre, me dy të parat që luhen në orën 13:30. Egnatia ka përballë Dinamon në një duel që do të jetë shumë i luftuar mes skuadrave që kanë objektiv primar “Final Four” Ndërsa paralelisht, edhe Laçi me Skënderbeun do të luajnë për të njëjtin objektiv, duke synuar që të ngjitin shkallë në renditje. Ndeshjet e kësaj dite mbyllen me duelin mes Partizanit dhe Kukësit, ku të kuqtë do të mundohen t’u kthehen fitoreve përballë skuadrës që aktualisht mbyll renditjen e Superiores.
Të dy ndeshjet e të dielës luhen në orën 17:00. Njëra është ndeshja mes Teutës dhe Erzenit, dy skuadrave të cilat ndahen nga një pikë në renditje në luftën për mbijetesën në elitë. Ndërsa dueli tjetër është “Klasikja” e futbollit shqiptar, përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës që gjithashtu shohin njëra-tjetrën si rivale direkte për vendin në katërshen që do të luftojë për titull.
JAVA 26
E premte, 01.03.2024
Egnatia-Dinamo ora 13:30
Laçi-Skënderbeu ora 13:30
Partizani-Kukësi ora 17:00
E shtunë, 02.03.2024
Teuta-Erzeni ora 17:00
Vllaznia-Tirana ora 17:00
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co