15 pikë në 6 ndeshje, kjo Romë mund të quhet pa frikë Roma e De Rossi-t, me verdhekuqtë që kanë rilindur me të në stol. Ekipi kryeqytetas tani synon me kohë të plotë një vend në Champions, në një kohë kur diferenca me vendin e katërt, Atalanta-n, është vetëm 4 pikë. Me De Rossi-n në stol po kalon momentin më të mirë këtë sezon edhe Paulo Dybala, me fantazistin argjentinas që përballë Torino-s shpërtheu me një “tripletë” golash.
[embedded content]
“La Joya” ishte fantastik në këtë sfidë, fillimisht u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar Romën në avantazh në minutën e 42-të. Festa nuk zgjati shumë pasi Zapata dy minuta më pas me një goditje të saktë me kokë barazoi shifrat në 1-1. Dybala mori sërish stafetën me fillimin e pjesës së dytë duke realizuar një super gol me një goditje të fortë nga distanca. Në të 69-tën, Dybala përsëriti veten duke kompletuar “tripletën” e tij personale. Torino “ngriu” tifozët verdhekuq duke ngushtuar shifrat në minutën e 89-të, por vetëm kaq, pa mundur t’i prishnin festën Dybala-s me shokë. Kjo ishte “tripleta” e tij e parë në stadiumin Olimpik:
“Kishte pak kohë që e prisja këtë tripletë. Festova me tifozët pasi atyre i detyrohet një falënderim. Unë dëshiroj të fitojë gjithnjë trofe. I kemi të qartë objektivat tonë, por rruga është ende e gjatë në Europa League. E ardhmja? Nuk e di se çfarë do të më sjell e ardhmja, por e sigurt është se po shijoj të tashmen”, u shpreh Dybala pas ndeshjes.
Trybala! Ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co