4 shtylla, penallti e humbur, 3 gola të shënuar, në fund feston Fiore që përmbys Lazio-n duke kaluar ekipin kryeqytetas edhe në tabelën e renditjes. Në “Artemio Franchi” u zhvillua një 90-minutësh spektakolar, me Fiorentinën që dominoi ekipin e Sarri-t në çdo detaj, por kjo sfidë dukej se ishte e mallkuar në një kohë kur Fiorentina nisi të godiste shtyllën thuajse në çdo zbritje në sulm, e kthyen portën e Provedal në një “tabelë qitje”.
[embedded content]
Pikërisht atëherë kur nuk pritej në zbritjen e parë në sulm, Lazio i kapi “mat” me Luis Alberto duke kaluar në avantazh. Më në fund pas disa tentativa radhazi, Fiorentina arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 61-të. Goli dukej se theu mallkimin teksa në minutën e 67-të, Fiorentina fitoi një 11-metërsh, por Nico Gonzalez gaboi duke goditur sërish shtyllën pingule. Situata dukej sureale, por dëshpërimi nuk zgjati shumë pasi Bonaventura dy minuta më pas më në fund dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur shifrat në 2-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Elseid Hysaj, mbrojtësi kuqezi, u aktivizua nga Sarri me fillimin e pjesës së dytë, por nuk ishte në kushte perfekte, teksa u vlerësua me notën 5,5, vuajti shumë të mbulonte Nico Gonzalez, me argjentinasin që bëri ç’të donte në krahun e tij.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co