Mundësia e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë, reagon Kremlini: Lufta do të ishte e pashmangshme!

mundesia e dergimit te trupave te nato s ne ukraine reagon kremlini lufta do te ishte e pashmangshme
mundesia e dergimit te trupave te nato s ne ukraine reagon kremlini lufta do te ishte e pashmangshme

Kremlini ka paralajmëruar të martën se konflikti mes Rusisë dhe Aleancës Ushtarake të NATO-s do bëhet i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, ka raportuar Reuters.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili të hënën ka hapur dyert për kombet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë, paralajmëroi që nuk ka konsensus për këtë hap, pasi aleatët pranuan të rrisin përpjekjet për të dërguar më shumë municione në Kiev.

“Fakti që po diskutojmë për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është element shumë i rëndësishëm. Në atë rast, ne nuk duhet të flasim për mundësinë, por për të pashmangshmen”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet për komentet e Macronit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →