Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është përgjigjur deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, për të cilin tha se shpreson që të sigurohet deri në fund të javës.
Netanyahu ka thënë se Izraeli do ta vazhdojë fushatën e tij ushtarake “deri në fitoren absolute”.
“Udhëheqim një fushatë, qëllimi i së cilës është t’i frenojë presionet që synojnë t’i japin fund luftës para kohës”, ka thënë Netanyahu, referuar sondazhit të Howard-Harris të publikuar të martën në SHBA, i cili tregon se 82% e publikut amerikan mbështet Izraelin.
“Kjo do të thotë se katër nga pesë qytetarë në Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin dhe jo Hamasin. Kjo na jep edhe dy forcë për ta vazhduar fushatën deri në fitoren absolute”, është shprehur ai, sipas “Sky News”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co