Bota

A dështoi formati i final four?

a deshtoi formati i final four

































AGRON LOCIAGRON LOCI

Ndryshimi i formulës së Superiores përmes organizimit të finales me katër ekipet e renditura në vendet e para në fund të garës, u argumentua nga drejtuesit e FSHF si një risi që kish për qëllim kryesor të ndihmonte sadopak financiarisht ekipet e Superligës, që prej kohësh po përballen me vështirësi të mëdha për të përballuar garën. Vështirësitë financiare kanë ardhur në rritje nga viti në vit për shkak të nivelit të ulët të garës që është shoqëruar me rënien e vazhdueshme të numrit të spektatorëve e për rrjedhojë të të ardhurave të klubeve, ku lojtarët e paktë cilësore largohen menjëherë sapo ju paraqitet mundësia e parë për të lënë Superligën, ku buxhetet edhe tek klubet më me emër janë në nivele amatore, ku ende nuk duket ndonjë dritë në fund të tunelit që do të finalizohej me hartimin e ndonjë pakete ligjore në mbështetje të sportit e mjaft arsye të tjera. Kur gara ka ulur siparin e saj me fituese surprizë, por plotësisht të merituar, ekipin e Egnatias, mund të bëhet një analizë nëse ky format i ri ja arriti qëllimit.

Synimi kryesor i ndryshimit tĂ« formulĂ«s ishte tĂ« afronte sa mĂ« shumĂ« spektatorin, por edhe biznesin nĂ« fazĂ«n finale, me qĂ«llim qĂ« tĂ« ndihmonte sadopak financat e dobĂ«ta tĂ« ekipeve pjesĂ«marrĂ«se nĂ« garĂ« pĂ«rmes tĂ« ardhurave qĂ« do tĂ« siguroheshin. Turneu pritej tĂ« ishte si njĂ« reklamĂ« pĂ«r futbollin shqiptar dhe ndoshta mund tĂ« arrinte tĂ« zgjeronte interesin e publikut vendĂ«s pĂ«r garĂ«n nĂ« vend. Pak ditĂ« pĂ«rpara se tĂ« organizohej turneu kur drejtuesi i garave nĂ« FSHF u pyet sesa parashikohej tĂ« ishin tĂ« ardhurat nga ky aktivitet ai u pĂ«rgjigj diku tek 1 milion euro, tĂ« cilat do tĂ« shpĂ«rndaheshin sipas njĂ« formule tĂ« paracaktuar nga FSHF. Sesi e kishin parashikuar kĂ«tĂ« shifĂ«r tĂ« ardhurash, vetĂ«m ata tĂ« FSHF mund ta dinĂ«, ose ta kenĂ« llogaritur.

Gjithsesi, duke hamendësuar mund të ngrihen disa opsione që FSHF të ketë dalë në përfundimin se gara finale do të kasojë 1 milion euro. Së pari, FSHF duhet ta kish planifikuar qysh në fillim se çmimi i biletave për këtë fazë do të ishte shumë i kripur. Dhe ashtu ndodhi kur për një ndeshje të kësaj faze duhej të paguaje si të ishte një ndeshje finale në Premier League, Primera Division, Seria A apo Bundesliga. Në të vërtetë, këto çmime nuk i përgjigjeshin së pari nivelit mesatar ekonomik të tifozit shqiptar dhe së dyti, nivelit e cilësisë së garës që zhvillohet te ne. Këto çmime duhet të kenë qenë një ndër arsyet kryesore të numrit të ulët të spektatorëve në katër ndeshjet finale. Në një vend me të ardhura të ulëta për frymë nuk ka logjikë ekonomike për të pretenduar të fitosh duke vendosur ato çmime.

SĂ« dyti, ndoshta FSHF nĂ« njĂ« farĂ« mase i ka paragjykuar pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« garĂ«n finale qysh nĂ« momentin e ideimit tĂ« formulĂ«s sĂ« re. Ata qĂ« ndjekin SuperligĂ«n e dinĂ« qĂ« vetĂ«m njĂ« ndeshje e saj arrin tĂ« prodhojĂ« tĂ« ardhura pĂ«r klubet dhe ky Ă«shtĂ« derbi i kryeqytetit. PikĂ«risht kĂ«tĂ« mund tĂ« ketĂ« pasur parasysh FSHF nĂ« momentin e ideimit tĂ« formulĂ«s sĂ« re. Por mungesa e ekipit mĂ« tĂ« titulluar nĂ« vend nĂ« fazĂ«n finale, qĂ« sipas gazetarit Zaloshnja ka edhe numrin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« tifozĂ«ve nĂ« kryeqytet dhe rrjedhimisht edhe tĂ« ardhurat, duhet t’i ketĂ« prishur parashikimet e drejtuesve tĂ« federatĂ«s. PĂ«r tĂ« vazhduar me logjikĂ«n ekonomike mĂ« tej.

Nëse FSHF është nisur nga qëllimi i mirë për të ndihmuar sadopak financiarisht ekipet, tani që ka përfunduar gara mund të bëhet bilanci nëse u arritur qëllimi. Ka ardhur momenti të bëhet një bilanc i të ardhurave të 36 javëve mes garës së këtij viti dhe asaj të një viti më parë, pra sa ka qenë numri i tifozëve dhe të ardhurave për çdo ekip nga dy sezonet e fundit. Kjo, pasi të gjithë jemi dëshmitarë se kjo formulë e uli ndjeshëm numrin e tifozëve për të ndjekur ekipin e tyre gjatë garës që sapo përfundoi sa kohë që ajo do të vendosej në fund, madje disa ekipe që i arritën objektivat i ulën impenjimet dhe nuk dhanë maksimumin.

E bashkĂ« me kĂ«tĂ« numĂ«r mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« tifozĂ«ve sigurisht qĂ« edhe tĂ« ardhurat vjetore tĂ« klubeve nga biletat do tĂ« ishin tĂ« ulĂ«ta. Mjaftonte tĂ« hyje nĂ« fazĂ«n finale ku gjithçka zerohej dhe mund tĂ« shpalleshe kampion, pavarĂ«sisht se kishe pĂ«rfunduar me njĂ« diferencĂ« prej dy shifrash nga ekipi i renditur i pari. Nisur nga ky interesim i ulĂ«t, gjatĂ« tĂ« gjithĂ« vitit çështja shtrohet a mund tĂ« konsiderohet rentabĂ«l ekonomikisht njĂ« garĂ« qĂ« gjatĂ« gjithĂ« vitit nuk siguron tĂ« ardhura duke shpresuar t’i arrijĂ« ato nĂ« fund? Dhe, a ka garanci qĂ« kĂ«to tĂ« ardhura nĂ« fund do tĂ« superonin ato qĂ« mund tĂ« siguroheshin gjatĂ« garĂ«s normale? Tani qĂ« gara u mbyll Ă«shtĂ« detyrim tĂ« paktĂ«n moral i FSHF pĂ«r hir tĂ« transparencĂ«s tĂ« flasĂ« me shifra sesa tĂ« ardhura arriti tĂ« kasojĂ« nga faza finale. Si do tĂ« ndahen mes klubeve dhe sa do tĂ« pĂ«rfitojĂ« vetĂ« FSHF. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ajo qĂ« u intereson klubeve dhe sportdashĂ«sve Ă«shtĂ« pyetja nĂ«se do tĂ« vazhdojĂ« kjo formulĂ« edhe pĂ«r sezonin e ardhshĂ«m.

Nëse po, do të ketë ndryshime dhe ku mendohet? Si përfundim, mund të thuhet se pavarësisht qëllimit të mirë të FSHF për të ndihmuar sadopak ekonomikisht ekipet e Superiories përmes ndryshimit të formulës së garës, kjo qasje e re nuk është veçse një përpjekje që fokusohet vetëm tek forma dhe jo përmbajtja për të cilën ka aq nevojë futbolli shqiptar. E rëndësishme që do të ndihmonte realisht ekipet e futbollit, por do të ndikonte njëkohësisht edhe në rritjen e cilësisë së tij e për rrjedhim dhe afrimit të një numri më të madh spektatorësh janë reformat që prekin thelbin, që kanë të bëjnë me një qasje totalisht të re të aktorëve kryesorë, duke filluar me drejtuesit e ekipeve, FSHF dhe institucionet shtetërore që janë përgjegjëse për zhvillimin e sportit në vend. Bota, madje jo larg nesh, operon me formula shumë efikase ku secili aktor me ligj është i detyruar të përmbushë përgjegjësitë e tij. Pa përfshirjen e të gjithë aktorëve më të rëndësishëm në këtë proces, sidomos të atyre që kanë pushtet ekzekutiv, por njëkohësisht që kanë edhe dëshirë e vullnet për ta ndihmuar sportin të rritet, nuk mund të kemi futboll cilësor, dhe ndryshimet e formulës nuk janë veçse një makiazh që përpiqet të mbulojë pamjen e jashtme, por pa u marrë me thelbin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts