A do i hiqet Berishës “non-grata” pas fitores së Donald Trump? Çuçi: Kush janë parakushtet për të dalë nga lista e zezë! Ironizon Vangjeli

a do i hiqet berishes non grata pas fitores se donald trump cuci kush jane parakushtet per te dale nga lista e zeze ironizon vangjeli








































Fitorja e republikanit Donald Trump ka sjellë disa diskutime lidhur me sa do përfitojë politika shqiptare nga ai, sidomos opozita, duke qenë se kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka mbështetur atë që në fillim.

log

Në studion e emisionit Log, të gazetarit Endri Xhafo, në News 24, me të ftuar demokratin Klevis Balliun dhe analistët Ornela Çuçi, Neritan Alibali e Lorenc Vangjeli, një prej diskutimeve ishte mundësia e heqjes së “non-grata” të Sali Berishës.

Balliu tha se me ardhjen e Trumpit në Amerikë pret ndryshime të mëdha shoqërore.

“Pres të ketë ndryshime në të gjithë botën. Pres që shoqëritë të rikthehen te vlerat e familjeve, të heqin dorë nga idetë se burri ngel shtatzënë”, tha Balliu

Por analistja Ornela Çuçi u shpreh se “non grata” e Berishës ishte një vendim politik, por drejtësia nuk mund të ndryshojë duke qenë se reforma u bë nga SHBA.

“Ka dy kushte për të cilat ikën “non grata” është se duhet të vish në pushtet, dhe këtu kemi rastin e 16 ‘non grata-ve’ që janë hequr. Dhe e dyta, të ketë arsye të forta që kjo ardhje në pushtet do i shërbejë amerikanëve”, tha Çuçi.

Analisti Neritan Alibali tha se nuk mund të bëhen krahasime mes Shqipërisë dhe Indisë. “Në rastin e Shqipërisë mendoj se kemi çështjes lobimi, jo interesash”, tha Alibali.

Analisti Lorenc Vangjeli tha se kemi një batare entuziazmi nga opozita me fitoren e Trump, pasi pragmantizmi amerikan shikon ofertën e qeverisjes.

“Shanset e opozitës për të ardhur në pushtet janë minimaliste. Në një vend kaq të madh sa SHBA, ne mund të bëhemi të mëdhenj, vetëm nëse e kuptojmë sa të vegjël dhe modestë jemi”, tha Vangjeli. Ai tha se kushti i vetëm për heqjen e “non grata-s” është që Berisha të fitojë zgjedhjet.  “Berishës i duhet fillimisht të kalojë me not këtë oqeanin për të fituar besimin e shqiptarëve që të fitojë zgjedhjet, pastaj mund të shpresojë për heqjen e ‘non grata’ nga SHBA”, tha Vangjeli.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →