Debati mbi propozimin e qeverisë për importimin e mbetjeve në Shqipëri ka marrë vëmendjen e ambientalistëve dhe opinionit publik. Në një intervistë në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24, ambientalisti Lavdosh Feruni ka shprehur shqetësim të thellë mbi këtë nismë dhe ka kërkuar transparencë dhe argumente të qarta për çdo vendim të tillë.
Feruni ka ngritur shqetësime të forta lidhur me mundësinë që ky propozim të kalojë nëpër seancat e para parlamentare pa një shqyrtim të thellë dhe të kujdesshëm. Ai e cilëson një lëvizje të tillë si një “gabim të madh”, duke theksuar se kjo çështje ka një ndjeshmëri të lartë për publikun shqiptar dhe kërkon një vëmendje të veçantë.
[embedded content]
“Ne kemi frikë se ndonjë kalim i shpejtë në seancat e para parlamentare do të ishte një gabim i madh, pasi kemi të bëjmë me një rast me ndjeshmëri të madhe publike,” deklaroi Feruni gjatë intervistës. Ai theksoi se është e domosdoshme që të ofrohen argumente të forta dhe të qarta përse është e nevojshme që ligji për importin e mbetjeve të rivendoset.
Feruni gjithashtu shprehu besimin se shoqëria shqiptare do të reagojë fuqishëm ndaj këtij propozimi, duke nënvizuar se ky është një çështje që ka të bëjë me interesat e shëndetit publik dhe mjedisit.
“Jam i bindur se shoqëria shqiptare do të reagojë për këtë çështje pasi është e një ndjeshmërie të lartë publike,” theksoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co