Shqiperia

“A do të ketë bashkëpunim me Bashën?” Gjekmarkaj flet pas bashkimit në PD: Nuk ia mbyll derën askujt, por…

a do te kete bashkepunim me bashen gjekmarkaj flet pas bashkimit ne pd nuk ia mbyll deren askujt por
a do te kete bashkepunim me bashen gjekmarkaj flet pas bashkimit ne pd nuk ia mbyll deren askujt por

Nënkryetari i Rithemelimit të PD, Agron Gjekmarkaj, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka komentuar situatën brenda kampit opozitar pas bashkimit të palëve brenda demokratëve.

Gjekmarkaj u shpreh se ai ka ikur nga posti i nënkryetarit të PD në shenjë përgjegjësie dhe është kthyer në të njëjtin kontekst.

Ai u shpreh se në betejën 2-vjeçare mes demokratëve këta të fundit vendosën se duhet të udhëhiqen nga Sali Berisha në përpjekjen për të rrëzuar Edi Ramën.

I pyetur në lidhje me ftesën drejtuar Lulzim Bashës për bashkëpunim, Gjekmarkaj tha se nuk përjashton njeri nga bashkëpunimi, nëse ky i fundit kërkohet edhe nga pala tjetër.

A ka ndryshuar Berisha apo ju?

Gjekmarkaj: Unë kam ikur nga posti i nënkryetarit në shenjë përgjegjësie dhe jam kthyer po në shenjë përgjegjësie. Është një dëshirë e qytetarëve që të kenë një opozitë të bashkuar dhe funksionale. Qëndrimet e mia janë aty dhe nuk kam ndërmend t’i pohoj apo mohoj, ndonjëherë objektive apo subjektive, por këto janë detaje të vogla para bashkimit të PD duke prishur skenarët e mazhorancës dhe kryeministrit.

A ishte emërimi nënkryetar shpërblim për largimin nga Basha?

Gjekmarkaj: Unë i kam qejf të vërtetat shqeto. Në këtë betejë të gjatë dy vjeçare shumica e demokratëve vlerësuan se ata duhet të udhëhiqen nga Sali Berisha në përpjekjen për të rrëzuar Edi Ramën.

I keni drejtuar ftesë për bashkim edhe Bashës, kur gjithë të tjerët te Rithemelimi e kanë përjashtuar?

Gjekmarkaj: Unë nuk përjashtoj njeri nga bashkëpunimi, por shoh se edhe të tjerët duan të bashkëpunojnë me ne. Bashkëpunimi është rrugë me dy korsi. Është pozitive të bashkohemi dhe në këtë kontekst nuk kemi pse përjashtojmë njeri nëse edhe ata duan të kthehen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts