A do të ketë kundërpërgjigje? Komandanti iranian: Nuk ka dëme nga sulmi izraelit

a do te kete kunderpergjigje komandanti iranian nuk ka deme nga sulmi izraelit
a do te kete kunderpergjigje komandanti iranian nuk ka deme nga sulmi izraelit

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane.

Ai i tha televizionit shtetëror iranian se zhurma e dëgjuar gjatë natës në Isfahan ishte për shkak të sistemeve të mbrojtjes ajrore që kishin shënjestruar një “objekt të dyshimtë”. Mediat iraniane publikuan pamjet nga Ifshan këtë mëngjes duke minimizuar dëmet.

Ndërkohë, raportohet se pavarësisht sulmeve, impiantet bërthamore në Isfahan, një qytet në Iranin qendror janë plotësisht të sigurta. “Objektet bërthamore në provincën Isfahan janë plotësisht të sigurta”, raporton agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar “burime të besueshme”.

Tashmë pritet në orët në vijim nëse do të ketë kundërpërgjigje nga Irani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →