Pastori Akil Pano, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të dy ditëve më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku efektivi i policisë, Erion Goxharra, plagosi rëndë me armë zjarri Lorenc Kosën, pasi dyshonte se ky i fundit ka një histori me bashkëshorten e tij.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Pano i ka bërë thirrje efektivit të policisë që të dorëzohet te autoritetet.
“Si burrë mund ta imagjinoj dhimbjen që ke përjetuar nga tradhëtia e bashkëshortes”, është shprehur Pastroi, ndërsa ka apeluar më tej që Goxharra të marrë përgjegjësin për veprimet e tij.
Postimi i plotë
Dy fjalë për oficerin e policisë dhe drejtorët me dash*ore!
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëve me dash *ore varteset e tyre në institucionet publike?
Kjo pyetje më vjen në mendje kur mendoj tragjedinë e shkatërrimit të një famillje si rrjedhojë e tradhëtisë. Kur mendoj rrënimin e dinjitetit të institucioneve publike si rrjedhojë e shitblerjes së vendeve të punës, paaftësisë profesionale të punjonjësve dhe im*ralitetin ulur këmbëkryq në zyrat e shtetit.
Ishte një kohë kur mes kolegëve funksionarë të sapoemëruar në zyra të institucioneve qarkullonte rëndomtë shprehja gati proverbiale ‘si i ke vartëset!?’
Miq, ju kërkoj ndjesë për mënyrën si po e nis këtë shënim! Kurrësesi nuk dua të bëj pis duke hedhur hije dyshimi për karakterin ndaj asnjë vajze apo zonje që punon në administratën publike. Nderim dhe respekt për çdo grua me integritet që që s’është përthyer ndaj joshjeve apo kërkesave të eprorëve për të dhënë trupin në këmbim të sigurisë së vendit të punës, e natyrisht respekt për çdo funksionar të shtetit që trajton punonjësit dhe zyrën e shtetit me dinjitet.
Por kjo histori drejtorash, shefash sektori, sekretarësh të përgjithshëm etj që përdorin vendin e punës si vendin e plotësimit të pasioneve s*ksuale duhet të marrë fund. Këta rrënues të dinjitetit njerëzor, nuk meritojnë funksionin e dhënë, pasi me sjelljen e tyre nuk mund të lartësojnë as dinjitetin e institucionit ku shërbejnë.
Nga media mësova lajmim e plagosjes së drejtorit të ERE nga një punonjës i skuadrës speciale Shqiponja. Arsyeja; marrënënia intime jashtëmartesore e bashkëshortes së oficerit të policisë me drejtorin me të cilin punonte në të njëjtën zyrë.
I uroj shërim të shpejtë drejtorit të ERE-s. Plagosja e familjes së tij është më e thellë sa e plumbave. Është plagosje tradhëtie. Dhimbja që familja përjeton është më e madhe se mund ta imagjinojë çdo njeri i rrëmbyer nga pasioni i momentit që ia errëson sytë të shohë se dinjiteti dhe nderi i familjes nuk mund të shkelen. Natyrisht, duhet ‘i fije burrni’ integritet moral, forcë karakteri për të ruajtur, e mbajtur familjen.
Çdo njeri, pasi ‘këmba i ka rrëshkitur’ dhe në rrëzimin e tij ka nisur të ndjejë dhimbjen që zgjet (në disa raste gjithë jetën), mendon: “ia vlejti? Si vallë për pasionin e momentit i lashë të gjitha për të cilat kisha menduar që s’do t’i humbja kurrë në jetë!?”
Këto janë mësimet e hidhura të jetës të cilat dhembin dhe udhëtojnë sëbashku me njeriun që nuk mëson nga dështimet e të tjerëve.
Para se të mbyll këtë shënim, dy fjalë për Erionin, efektivin e forcave Shqiponja.
I dashur Erion! Po të drejtohem si një baba djalit të tij!
Si burrë mund ta imagjinoj dhimbjen që ke përjetuar nga tradhëtia e bashkëshortes. E imagjinoj luftën që është zhvilluar brenda teje për të falur dhe për t’i dhënë një mundësi tjetër martesës dhe familjes! Por disa gjëra në jetë nuk varen vetëm nga ti.
Pasi zbulove tradhëtinë, në kushtet e debatit të vazhdueshëm dhe të pavullnetit nga ana e gruas për të ruajtur martesën, gruan duhej ta lije të shkonte dhe ndiqte rrugën e saj. Kur një grua tradhëton burrin, apo anasjelltas respekti për partnerin dhe martesën ka marr fund. Respekti është minimumi etik për të ngjitur atë që është thyer. Zbrazja e armës nuk të ka ngjitur më lart nga niveli i shkelësve të ligjit që ke ndjekur.
Të lutem përgjigju thirrjes së drejtorit Vocaj dhe kolegëve. Është në dinjitetin tënd të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua.
Nëse mendon që mund të ndihmoj në këtë kohë të vështirë, mos hezito të më shkruash. Je në lutjet e mia!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co