Bota

A do të pranojë Netanyahu? Izraeli tregon prapaskenat: Lideri i ri i Hamasit pro marrëveshjes për armëpushim

a do te pranoje netanyahu izraeli tregon prapaskenat lideri i ri i hamasit pro marreveshjes per armepushim
a do te pranoje netanyahu izraeli tregon prapaskenat lideri i ri i hamasit pro marreveshjes per armepushim

Izraeli ka marrë indikacione se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar është i interesuar për një marrëveshje për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu tha një burim izraelit që foli për Haaretz.

“Çështja është nëse Netanyahu e dëshiron atë apo nëse ai do t’i përmbahet ultimatumit të Ben-Gvir, i cili premtoi të tërhiqet nga qeveria në rast të një marrëveshjeje me Hamasin.

A do të ngrihet Netanyahu në këtë rast dhe do të çojë në lirimin e pengje apo do të preferojë të shpëtojë koalicionin e tij?”, tha burimi. Deri më tani dy vendet, përfshi këtu dhe aleatët e Izraelit dhe Hamasit, kanë paralajmëruar për hakmarrje dhe sulme intensive. Situata u përshkallëzua pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts