Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale do të shkojnë sot në Kuvend për t’u votuar, ndërsa nuk dihet nëse kjo e fundit do të sigurojë mjaftueshëm votat.
Në një kohë kur maxhorancës i duhen 84 vota për të votuar Amnistinë Penale, dje Basha pohoi se deputetët e grupit të tij nuk do të ishin të pranishëm nëse nuk merreshin në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre. Po ashtu Basha kërkoi dhe lirimin e protestuesve të opozitës që u arrestuan ditën e tubimit nga policia.
Sakaq, këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar dhe akuza në drejtim të qeverisë. Ndërkohë opozita prej disa kohësh nuk ka lejuar që seancat plenare të vijojnë në normalitet, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co