Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate për president Kamala Harris ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, nëse Kievi nuk merr pjesë në proces.
Në një intervistë me CBS të hënën, Harris u pyet nëse do të ishte e gatshme të takohej me liderin rus për të arritur paqen në konfliktin që ka zgjatur gati tre vjet. “Jo diskutime dypalëshe pa Ukrainën, jo. Ukraina të ketë fjalë për të ardhmen e saj”, tha ajo.
E pyetur nëse do të mbështesë veprimet e tyre për t’u anëtarësuar në NATO, Harris nuk dha një përgjigje, duke thënë se ishte një çështje me të cilën do të merremi kur të vijë koha.
“Tani për tani, ne po mbështesim përpjekjen e tyre për të mbrojtur veten kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë”, shtoi Harris.
Harris vazhdoi të sulmonte rivalin e saj republikan Donald Trump për këtë çështje, duke thënë se “nëse ai do të ishte president, Putini do të ishte ulur në Kiev tani”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co