Shqiperia

A do të vijojë mandatin kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës? Ja çfarë vendosi KQZ

a do te vijoje mandatin kryebashkiaku i ps ne vaun e dejes ja cfare vendosi kqz
a do te vijoje mandatin kryebashkiaku i ps ne vaun e dejes ja cfare vendosi kqz

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejes, Krishtian Shkreli do të vijojë mandatin e tij. Ky ka qenë vendimi që ka dhënë sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit vendosi vijimin e mandatit të Shkrelit, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.

“Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, -tha Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts