“A do t’i vrasë struktura e re shtresat historike?”/ Arkitektët Peter Hallen e Liza Fior: Qendra e vizitorëve dëmton peizazhin historik te Butrintit

a do ti vrase struktura e re shtresat historike arkitektet peter hallen e liza fior qendra e vizitoreve demton peizazhin historik te butrintit
a do ti vrase struktura e re shtresat historike arkitektet peter hallen e liza fior qendra e vizitoreve demton peizazhin historik te butrintit

Fatmira Nikolli

Ndërsa është prezantuar qendra e vizitorëve në Butrint, një projekt i një arkitekti të famshëm japonez, pas UNESCO-s edhe dy arkitektë nga Europa shprehin shqetësim për dëmtimin e peizazhit historik nga ky projekt.  A do ta vrasë projekti historinë, pyesin dy arkitektë europianë që thonë se Perëndimi i trajton monumentet ndryshe nga Japonia.

Pak ditë pas raportit të Unesco-s mbi Butrintin,  ku ngrihej shqetësim edhe për Qendrën e vizitorëve, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbajti në Teatrin Antik një dëgjesë pikërisht mbi projektin për “Qendrën e Vizitorëve në Butrint”, hartuar nga studio arkitektonike Kengo Kuma & Associates.

Pos shqetësimit të Unescos, projekti i qendrës së vizitorëve është kritikuar edhe nga arkitekti suedez Peter Hallen, pedagog i akademisë  mbretërore të Stokholmit dhe arkitektja e bazuar në Londër Liza Fior. Në një letër me titull ‘Arkitekti japonez i humbur në përkthim’ ata shprehin shqetësim për rrezikun që ky projekt paraqet, pasi mund të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme peizazhin historik  të zonës arkeologjike në Butrint.

“Arkitekti japonez Kengo Kuma mbase ka keqkuptuar se si ne merremi me sitet historike këtej në perëndim” thuhet mes të tjerash, ndërsa vihen në peshore fama e arkitektit japonez dhe pyetjet mbi një projekt modern në një zonë si Butrinti.

Ata vërejnë se në Japoni, një ndërtesë historike mund ët rindërtohet disa dekada pasi është shkatërruar në një vend tjetër, me përmasa të tjera, duke përdorur materiale të tjera ose pjesërisht të ndryshme. Sipas tyre, këto praktika rindërtimi shkëputen nga ruajtja ose restaurimi në kuptimin modern të fjalës dhe vënë në dukje se kjo nuk mund të jetë një propozim për Butrintin.  Sipas arkitektëve Hallen dhe Fior, Butrinti është një bukuroshe e fjetur dhe ne duhet të ecim mbi dhé me kujdes për të mos e shtypur.

“A është ndërtimi i një monumenti bashkëkohor në kohën tonë, i projektuar nga një arkitekt me famë botërore, mënyra më e mirë për ta shpëtuar këtë trashëgimi kulturore për të ardhmen? A nuk do t’i vrasë struktura e re shtresat historike të së kaluarës vetëm duke bërtitur shumë me zë të lartë?  A integrohet vërtet qasja e Kumës ndaj sitit me peizazhin ekzistues dhe natyrën e sitit, mendoj se jo. Është shumë e madhe dhe imponuese” thonë dy arkitektër europianë.

Ndërkaq arkitektët shqiptarë deri më tani nuk kanë dhënë asnjë mendim mbi Butrintin, qendrën e vizitorëve dhe projektin.

Sipas kritikëve, vetë dëgjesa publike nuk pati një prani publike të konsiderueshme, ndërsa të pranishëm në teatrin antik ishin më shumë zyrtarë të bashkisë, ministrisë dhe institucioneve të përfshira në vendimmarrje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →