A duhet të ndihet Serbia e rrezikuar që SHBA po i shet “Javelin” Kosovës? Ja si përgjigjet komandanti amerikan

a duhet te ndihet serbia e rrezikuar qe shba po i shet javelin kosoves ja si pergjigjet komandanti amerikan
a duhet te ndihet serbia e rrezikuar qe shba po i shet javelin kosoves ja si pergjigjet komandanti amerikan

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, John Harris, është pyetur nga mediat serbe nëse Serbia duhet të shqetësohet me faktin që SHBA-ja po e armatos Kosovën me raketat “Javelin”. Harris ka thënë se pajisjet ushtarake amerikane mund të gjenden kudo.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që partneriteti të ndërtohet mes ushtrive dhe politika t’iu lihet politikanëve.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë, dhe ua lëmë politikën politikanëve”, -ka thënë Harris për Tanjug në Uashington, ku mori pjesë në një pritjen e organizuar me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co