A e njihni Ilir Beqajn? Biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmon në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it: Kemi pasur një përshëndetje në…

a e njihni ilir beqajn biznesmeni ilir rrapaj deshmon ne komisionin hetimor te sterilizimit dhe check up it kemi pasur nje pershendetje ne








































Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili dëshmon në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it, është pyetur lidhur me njohjen me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

ilir rrapaj beqaj

Rrapaj ka mohuar njohjen me ish-ministrin Beqajn, duke thënë se e njihte vetëm si figurë publike dhe e ka takuar për herë të parë në një aktivitet të mbajtur nga qeveria shqiptare në Pallatin e Kongreseve.

Ndër të tjera, ai është pyetur nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, edhe për një aksident që Ilir Beqaj ka deklaruar se ka pësuar në Itali.

I pyetur nëse ka ndihmuar Beqajn të kurohet, biznesmeni Ilir Rrapaj tha “më vjen keq që s’kam qenë”.

“Është 850 km larg nga ku rri unë, as  e njoh dhe se kam njohur ndonjëherë. Uroj të mos njoh njerëz nëpërmjet spitaleve”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk ka dijeni as për një vilë që ish-ministri Beqaj thuhet se ka blerë në Itali.

Pjesë nga dëshmia:

Pyetje: A e njihni Ilir Beqajn?

Rrapaj: E kam njohur se kush ishte si personazh publik!

Pyetje: Nuk kishit miqësi?

Rrapaj: Jo, as më parë, as gjatë, as më vonë.

Pyetje: E njihni vetëm nga larg?

Rrapaj: Patjetër!

Pyetje: Kur e keni takuar për herë të parë?

Rrapaj: Po në të njëjtin aktivitet të thirrur nga qeveria shqiptare, një përshëndetje. Aty kam pasur rastin që fillimisht t’i njoh se kush janë.

Pyetje: Nuk keni biseduar?

Rrapaj: Ishin mbi 400 pjesëmarrës dhe secilit i është ofruar një përshëndetje mirëseardhjeje në tavolinë, asgjë më shumë.

Pyetje: Kur ai ka pësuar aksident në Itali, nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar të kurohet?

Rrapaj: Jo zonjë, më vjen keq që s’kam qenë.

Pyetje: Beqaj e ka pranuar vetë dhe ka vajtur në një prej spitaleve në Bari.

Rrapaj: Është 850 km larg nga ku rri unë, as  e njoh dhe se kam njohur ndonjëherë. Uroj të mos njoh njerëz nëpërmjet spitaleve.

Pyetje: A keni dijeni për një shtëpi, vilë që ka bërë Ilir Beqaj në Itali, pas fillimit të koncesionit të Stilizimit?

Rrapaj: Jo!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →