Bota Kuriozitete

A është aktori i njohur shqiptar? Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët! Çdokush lidhet me Shqipërinë

a eshte aktori i njohur shqiptar rita ora habit me deklaraten vin diesel me ka treguar per iliret cdokush lidhet me shqiperine



































Artistja shqiptare, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin e famshëm amerikan, “iHeart Radio”, ku ka zbuluar detaje nga karriera profesionale e jeta private.

rita ora

Përpos të gjithave, gjatë intervistës nuk janë lënë anash as pyetjet për shqiptarët.

Ylli botëror ka përmendur edhe këngëtaret e tjera shqiptare në botë, si Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.

Gjatë bisedës, 33-vjeçarja ka thënë se di pak për historinë e shqiptarëve, veçanërisht të ilirëve, duke theksuar se këto histori ia ka rrëfyer aktori i famshëm, Vin Diesel.

“Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, u shpreh ajo.

Moderatori i programit reagoi menjëherë, dhe e pyeti: “A është ai shqiptar?”.

Më tej Rita u përgjigj: “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”.

vin diesel

Ylli i Hollywoodit më parë ka qenë i paqartë sa i përket etnisë së tij. Nëna e tij ka rrënjë skoceze, ndonëse babanë biologjik nuk e ka takuar kurrë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts