Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se pret që të shpallet i pafajshëm, pas siç shprehet nuk ka bërë asnjë krim.
I pyetur nëse i druhet ndonjë dënimi, ai u shpreh se frikë ka vetëm zotin, ndërsa theksoi se denoncimet i bën për publikun dhe jo për interesat e tij private.
“Unë pres pafajësi dhe të mbyllet kjo çështje. Unë di të them se nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe asnjë krim”, tha deputeti i PD.
Pyetje: I druheni një dënimi?
Ervin Salianji: Unë nuk kam frikë nga asgjë përveç zotit, frikën nuk e njoh. Unë jam për interes të publikut duke bërë denoncime dhe jo për interesa personale, dhe së treti përdorimi politik, keni parë ndonjë politikan që të jetë në gjykata të zakonshme. Unë nuk jam në SPAK sot
Prokurori në këtë rast mban qëndrimin e prokurorit të mëparshëm.
Kërkohet ti mbyllet goja funksionarëve të opozitës për shkak të denoncimit. Cili është krimi që kam bërë unë ? Kam denoncuar një trafikant droge që ditën që e kam denoncuar unë shkoi dhe hyri në burg me këmbët e veta.