Franceska Murati, një ish-konkurrente e Big Brother Vip vazhdon që të jetë mjaft e komentuar. Ajo është përfolur më së shumti për jetën e saj private, që e ruan me fanatizëm.
Fansat e kanë pyetur së fundmi nëse është ndarë nga bashkëshorti dhe nëse ka diferencë në moshë nga ai. Franceska përgjigjet se të dy janë thuajse një moshë dhe se thjesht nuk dëshiron të publikojë atë në rrjetet sociale për klikime.
“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa keni diferencë në moshë?”, ka qenë pyetja që ka bërë një fanse.
Murati përgjigjet: “Jemi të dy 29 vjeç dhe kemi tre muaj diferencë. Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jemi kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për konfirmimin, dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram e kam reale dhe e kam për vete”.
Miss Londra më tej ka thënë: “Ato që kanë nevojë me shit një lidhje për me kap klikime le të vazhdojnë, punë për ta. Jam e lumtur në jetën e vërtetë. Copëzat e jetës time i ndaj veç se më kërkoni kaq shumë dhe më bëhet qejfi që jeni kaq të interesuar për ne”.
Franceska Murati dhe Ergysi kanë një djalë së bashku dhe duket se po planifikojnë një tjetër fëmijë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co