![A ka vend Lulzim Basha në PD pas vendimit të Apelit për vulën? Ja si përgjigjet Berisha 2 a ka vend lulzim basha ne pd pas vendimit te apelit per vulen ja si pergjigjet berisha](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/a-ka-vend-lulzim-basha-ne-pd-pas-vendimit-te-apelit-per-vulen-ja-si-pergjigjet-berisha.jpg)
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha të drejtën e vulës, në lidhje me përfshirjen e Lulzim Bashës në grupin e deputetëve të PD.
Në një intervistë ai ka deklaruar se dera është e hapur për deputetët e tjerë, por për Bashën, kjo derë është e mbyllur.
Berisha e quajti Bashën si personi përgjegjës që ndihmoi mazhorancën të instalojë sipas tij narkodiktaturën në vend.
“Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co