“A ke fëmijë…”/ Egla përplaset me Rozën: Ndihem e përdhunuar, ma shqeu shpirtin

a ke femije egla perplaset me rozen ndihem e perdhunuar ma shqeu shpirtin

01:20 – 03.03.2024

A ke fëmijë.../ Egla përplaset me Rozën: Ndihem e përdhunuar, ma shqeu shpirtin

a ke femije egla perplaset me rozen ndihem e perdhunuar ma shqeu shpirtin
a ke femije egla perplaset me rozen ndihem e perdhunuar ma shqeu shpirtin

Roza dhe Egla janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme sa i përketë një fraze që moderatorja i kishte thënë “a ke fëmijë sepse nga mënyra se si u sillesh vajzave, a nuk të dhimbsen?”.

Aktorja është shfaqur e prekur disa orë pas debatit, duke u përplasur ashpër me Rozën. E pyetur gjatë Primes për këtë situatë, Egla u shpreh se ndihet e përdhunuar nga Roza e cila megjithëse nuk i preku fiziken, i copëtoi shpirtin.

Nga ana tjetër, Roza është kundërpërgjigjur duke nënkuptuar se gjithçka ishte aktrim dhe një tjetër nga skemat e Eglës. Sipas Rozës, nëse Egla do të kishte reaguar ashpër në momentin që u bë pyetja “provokuese”, do të ishte e besueshme, por të kujtohesh dhe të reagosh një ditë më vonë…

“Unë mendoj se kur të prek të prek në moment gjëja, kur e ndjen e ndjen në moment. Kur rri dhe qesh mbrapa, bën mjau mjau, vazhdon dhe të nesërmen përlotesh dhe fyen saqë më përmendi dhe rracën…”- tha Roza.

Egla: Duke anashkaluar shkakun që është Roza, doja të thoja dy fjalë të paktën për femrat mbi moshën 45-vjeç ku unë bëjnë pjesë, vajza mos u tutni aspak nga të gjithë Rozat dhe Rozinat që vijnë dhe u përplasin në fytyrë kartën e sterilitetit. Ajo ishte qëllimi i kësaj vajzës sepse e di që është instikti i të gjitha gjallesave për të lindur dhe riprodhuar, është instikt primordial… Unë ndihem grua edhe pse nuk jam nënë, e gjejë fyese që të më tundin teserën para syve se nuk ke dashuri sepse nuk je nënë. S’ke ndjeshmëri sepse nuk je nënë… Roza duhet ti mëshojë nënës para se të nxjerrë fjalët, pasi unë mund të jem munduar shumë për të pasur një fëmijë në jetë por nuk më ka ardhur. Unë mund të kem ndonjë problem shëndetësor, unë mund të kem shumë gjëra që janë personale të cilat nuk dua ti flas as me Rozën dhe as me ndonjë person tjetër në këtë shtëpi. Unë Rozën ua kam lënë shqiptarëve, jo Zotit sepse nuk është Roza për t’iu lënë Zotit. Mua Roza më ka përdhunuar, thjesht nuk preku mishin, por shpirtin ma shqeu. Nuk erdha këtu për të dëgjuar që s’jam nënë, kam burrë apo s’kam burrë. Këto gjëra më përkasin vetëm mua dhe deri në momentin që nuk dëshiroj të flas unë dua respekt për këtë gjë dhe këtë ja them Rozës dhe kujtdo tjetër që është kurioz në këtë aspekt. Do të isha falenderuese nëse do të më respektonin.

Roza: E respektoj vendimin e Eglës, por nëse ajo ishte kaq e prekur dhe e fyer duhet të ma thoshte që mbrëmë që “Roza, nuk kam sepse kam arsyet e mia…” dhe jo të bënte mjau-mjau dhe shaka nëpër shtëpi dhe të nesërmen të reagonte. Pyetja ime ishte “a ke fëmijë sepse nga mënyra se si u sillesh vajzave, a nuk të dhimbsen?”…

Ilnisa: Seriozisht e ke moj Roza? Kujt po ja shet këto përralla? Kujt po ja shet këto përralla?

Roza: Ej, foli ajo dhe nuk e ndërpreu njeri. Pusho… Egla e ka shkelur përtej normales ofendimin në shtëpi dhe unë çuditem herë pas here që është në nominim se si nuk del nga shtëpia. Nuk i jam kthyer dhe kundërvënë me idenë se do ta nxjerrë publiku këtë zonjë që e ka gjuhën aq të ndyrë kur shprehet, mbi të gjitha më ka bërë shumë përshtypje një koment që ka përmendur mes vajzave për “kamion…” se nuk dua ta vazhdoj. Fakti që bullistja më e madhe e kësaj shtëpie u lëndua, unë dua të them më në fund o Egla ndjeu edhe ti keq ashtu sikurse i ke bërë tjerët të ndihen keq. Më vjen keq që paska qenë kjo situatë… të ma kishe thënë që në atë moment, unë di si ta mbajë situatën dhe e kam treguar shumë herë këtë që kur jam keqkuptuar do të kërkoja edhe falje.

Ledioni: Çfarë do të ndryshonte kjo, thënë në atë çast apo më vonë?

Roza: Unë mendoj se kur të prek të prek në moment gjëja, kur e ndjen e ndjen në moment. Kur rri dhe qesh mbrapa, bën mjau mjau, vazhdon dhe të nesërmen përlotesh dhe fyen saqë më përmendi dhe rracën…

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →