Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në emisionin “Open” në News24 tha se gazetarët duhen paditur në gjykatë.
“Nuk ndjehem krenare kur padis në gjykatë një gazetar, por kjo më ka kushtuar mua duke mos i paditur. Kemi pasur kosto jashtë vendit pikërisht për këtë sepse qoftë unë, qoftë Shkëlzeni nuk kemi paditur gazetarë në gjykatë”, tha Malltezi.
Erli Murati, drejtor i Informacionit në Neës24, duke u ndalur në deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha, që i ka quajtur gazetarët si kriminelë që ngrenë pusi, është e tepërt. Në vijim Murati e pyeti Malltezin nëse ka ose jo besim te drejtësia, te gjykata?
Ajo tha se ka besim te e vërteta, ndërsa e konsideroi drejtësinë në Shqipërinë si të kapur.
“Ligji 9516 që flet për organet e drejtësisë, thuhet se SPAK ka të drejtë të survejojë gjyqtarët. Ku ka një vend në Botë që prokuroria të survejojë gjyqtarët?”, tha Malltezi.
[embedded content]
Murati ka këmbëngulur duke e pyetur vajzën e ish-Kryeministrit nëse ka besim te gjykata, ndërsa Malltezi tha se “nuk ka besim”.
Gjithsesi ajo pohoi se në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë të ndershëm, për të cilët mund të bëhet çmos që këta gjyqtarë që nuk kapen të mos jenë pjesë e shortit apo trupës gjykues, në rastin e gjykimit të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co