“A mund ta dëgjojë dikush zërin tim”, protesta në Turqi në një vjetorin e tërmetit shkatërrimtar

a mund ta degjoje dikush zerin tim protesta ne turqi ne nje vjetorin e termetit shkaterrimtar
a mund ta degjoje dikush zerin tim protesta ne turqi ne nje vjetorin e termetit shkaterrimtar

Më shumë se 10,000 njerëz u mblodhën në orët e para të se martës në një tubim për një vjetorin e tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë juglindore me 6 shkurt te vitit te kaluar, ndërsa disa protestuan për atë që ata e quajtën neglizhencë të qeverisë pas ngjarjes tragjike. Në provincën juglindore turke të Hatajit, zona më e goditur nga tërmetet, njerëzit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe autoriteteve lokale gjatë vigjiljes dhe kërkuan që zyrtarët të mos paraqiteshin në memorial.

Në sheshin kryesor të qytetit të Hatay, disa brohoritën, “A mund ta dëgjojë dikush zërin tim?” një slogan që i referohej thirrjeve të dëgjuara nga rrënojat ndërsa njerëzit prisnin me ditë të tëra për të mbërritur ndihma. Banorët thonë se shumë njerëz vdiqën jo për shkak të shembjes së ndërtesave, por për shkak të pritjes kaq të gjatë të bllokuar në rrënoja në të ftohtë. Pas vigjiljes, njerëzit hodhën lule në lumin Asi, i cili përshkon qytetin.

[embedded content]

Merve Gursel, e cila humbi te afërmit e saj në tërmet, thirri emrat e tyre ndërsa hodhi nga një karafil në ujë për secilin.
“Askush nuk ishte me ata atë ditë. Dhimbja e këtyre njerëzve është se nuk mund të shpëtoheshin. Dhimbja e këtyre njerëzve është se nuk mund t’u dëgjohej zëri”
“Kjo protestë është jehona e dhimbjes së brendshme të njerëzve. Është një jehonë se sa shumë kanë vuajtur njerëzit. Nuk ka asnjë mënyrë për të përshkruar se si të kompensohet dhimbja këtu. Zemrat e atyre njerëzve po rrjedhin gjak.”
Presidenti Tayyip Erdogan tha në një deklaratë në faqen e mediave sociale X se dhimbja e humbjes nga tërmetet ishte po aq e freskët tani sa edhe një vit më parë dhe qeveria e tij kishte lëvizur menjëherë pas asaj që ata e quajnë “katastrofë e shekulli”.
Lëkundjet me magnitudë 7.8, fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë moderne të Turqisë, rrafshuan qytete dhe pjesë të qyteteve në juglindje të vendit dhe Sirinë fqinje. Ajo vrau më shumë se 50,000 njerëz në Turqi, rreth 5,900 në Siri dhe la miliona të pastrehë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →