A mund të ketë aleancë me Berishën? Basha zbulon kushtet për bashkëpunim

a mund te kete aleance me berishen basha zbulon kushtet per bashkepunim
a mund te kete aleance me berishen basha zbulon kushtet per bashkepunim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha u shpreh se mundësia e një aleance me Berishën brenda një federate opozitare nuk mund të vijë si një bashkëpunim mekanik.

Ai theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd, teksa parashtroi disa kritere të cilat sipas tij duhet të përmbushen në mënyrë që të ketë bashkëpunim.

Basha tha se listat e hapura, Reforma Zgjedhore, vota e diasporës, shteti i së drejtës, por edhe partneriteti me aleatët perëndimorë janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve të PD.

E përjashton mundësinë e një aleance me Berishën brenda Federatës opozitare?

Basha: Aleanca nuk mund të jetë bashkëpunim mekanik. Nuk kemi asgjë personale me askënd, por kemi këto kritere. Reforma Zgjedhore, listat e hapura, këto i duan shqiptarët. Shumica e shqiptarëve do listat e hapura. Votimin elektronik, vota e diasporës janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve tanë. Interesi i dytë është shteti i të drejtës dhe më pas partneriteti me aleatët tanë perëndimorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →