Pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, deputetja e PL-së foli për vendimin që mori Gjykata.
Monika Kryemadhi tha se metodologjia që është përdorur kundër saj dhe familjes saj është shumë e shëmtuar. E pyeture nëse po i mbaron karriera politike, Kryemadhi tha se mund të mbyllet karriera politike dhe se mund t’i hapet një karrierë tjetër.
Monika Kryemadhi: Metodologjia që është përdorur kundër meje dhe famljes time është shumë e shëmtuar uroj që kjo gjë të mos jetë për të tjerët. Sot në politike ke kushërinj djem vajza apo kushërinj të bandave kriminale. Përfitimet që vijnë nga krimi i organizuar janë shume më të larta se nga rroga e një deputeti..tani që e thatë se po mbyllni karrierën tuaj në dyert e drejtësisë ..mund të mbyllësh karrierën politike por mund të fillosh një karrierë terër shumë më e mirë se ajo politike. Nuk mund të lejoj një sistem në rejtësi që të më bëjë pis mua. I kam tre trashëgimtar që do e ndjeki këtë gjë.
Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi ka përfunduar pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve.
GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.
Gjithashtu mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën detyrim paraqitje për Ema Çokun, ndërsa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, për të cilin është vendosur masa “detyrim paraqitje” nga arrest shtëpie që ishte.
Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30.
Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, ku ndodhet për konfirmimin e masës së sigurisë, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.
Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua ditën e hënë për akuzat korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të njëjtat vepra penale akuzohet dhe Kryemadhi. Sot para Gjykatës dolën Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen që SPAK e identifikon me inicialet S.M, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.
Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.
Sipas SPAK, akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte dhe bashkëpunëtore për dekada e Metës, të cilët ndodhen tashmë në një proces divorci.
Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho akuzohet për korrupsionit pasiv, ndërsa Ema Çoku- një financuese e LSI ndodhet në masën e detyrimit për paraqitje para oficerëve të policisë gjyqësore për akuzën e pastrimit të parave.
Meta dhe Kryemadhi i mohojnë akuzat dhe e konsiderojnë hetimin kundër tyre si të motivuar politikisht për të sulmuar opozitën në Shqipëri.