Nga Fatmira Nikolli
Poezia që u bë virale në gjithë botën “A të dridhet dora Vladimir” drejtuar Putinit pas luftës në Ukrainë, tashmë është bërë qendra e një filmi që u shfaq në Cod në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Poetja noervegjeze flet per mesazhin e filmit
“A te dridhet dora vladimir”, nje film kunder luftes
Poetja norvegjeze Odveig Klyve ne Tirane per filmin
Odveig Klyve: Ju drejtova Putinit si qenie njerezore
Poezia që u bë virale në gjithë botën “A të dridhet dora Vladimir” drejtuar Putinit pas luftës në Ukrainë, tashmë është bërë qendra e një filmi që u shfaq në Cod në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa 100 zëra nga e gjitha bota e pyesin Putinit nëse i dridhet dora nga ajo që ndodh në luftë, Poetja Odveig Klyve tregon në Tiranë ndjesitë e saj.
[embedded content]
“A të dridhet dora Vladimir” është thirrje. Ju drejtova Putinit si qenie njerëzore, ndaj përdora emrin e tij Vladimir. Sigurisht që është pyetje retorike, a të dridhet dora kur je përgjegjës për kaq njerëz që vriten, por mbase edhe jo. Nuk është poezi urrejtje, i tregohet qëndrimi kundër luftës.
Fillesa e poezisë ishte dhimbje, shpresë e klithmë që u bashkënda nga poetë, përkthyes e shkrimtarë kudo
E kam shkuar këtë poemë në mënyrë shumë spontane. Kisha një reagim të fuqishëm mbi atë që po ndodhte dhe e postova në facebook. Ajo u shpërnda kudo dhe u përkthye ne 100 gjuhë dhe dialekte. Shumë njerëz me nisën poezinë e recituar me zërine tyre dhe une vendosa që tu jepja zë përmes një filmi.
Festvali Ndërkombëtar i Filmit për të drjetat e njeriut, Këtë vit ka temën “Vepro gjelbër tani dhe për të ardhmen” dhe sjell në vëmendje dukuri dhe forma të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe cënimit të demorkacisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co