Është mbyllur sot java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Takimet Apolonia – Tirana dhe Vllaznia – Gramshi ulën siparin e kësaj jave.
Apolonia fitoi super sfidën e javës, pasi mundi Tiranën me rezultatin 3-0. Tani fieraket ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, po aq sa Tirana e vendit të tretë.
Nuk pati surpriza në ndeshjen Vllaznia – Gramshi, me kampionet në fuqi që triumfuan me shifrat e thella 12-0 në takimin e zhvilluar sot në Shkodër. Falë kësaj fitoreje, Vllaznia merr vendin e parë dhe kryeson e vetme me 33 pikë.
Të shtunën, Partizani mposhti me rezultatin e thellë 24-0 Skënderbeun e Korçës, në një ndeshje që nuk pati histori dhe u dominua nga vajzat e kuqe.
Lushnja mundi me shifrat 2-1 Teutën, një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Tani Lushnja renditet në vendin e 8-të me gjashtë pikë, duke lënë pas Skënderbeun dhe Teutën.
Në takimin tjetër të javës, sfida Laçi – Kinostudio përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.
Rezultatet e javës së 12-të:
Partizani-Skënderbeu 24-0
Lushnja-Teuta 2-1
Laçi-Kinostudio 2-2
Apolonia-Tirana 3-0
Vllaznia-Gramshi 12-0
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co