GjKKO ka lënë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili u arrestua dy dtë më parë për abuzimin me fondet e BE-së.
Në burg është lënë dhe bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj, ndërsa masa është lehtësuar për Alfred Nikollin, duke e lënë në ‘arrest shëpie’.
Në ‘arrest shtëpie’ është lënë Elton Marini, ndërsa ‘detyrim paraqitje për Bledar Lekën dhe Bjona Zijajin.
Kujtojmë se gjatë seancës sot, Beqaj ka kërkuar lirinë nga qelia me garanci pasurore, duke ofruar 5 milionë lekë.
KORRUPSIONI NË BASHKËPUNIM
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe drejtuesi i Agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, u arrestua me urdhër të SPAK lidhur me abuzimin me fondet e BE gjatë kohës kur drejtonte SASPAC, ndërsa ai hetohej lidhur me aferën 100 mln euro të koncesionit të sterilizimit. Ilir Beqaj është tashmë një nga shumë ministrat e qeverive “Rama”, të cilët do të duhet të përballen me drejtësinë. Dhe të provojë se akuzat e ngritura ndaj tij, nuk qëndrojnë. Ndërsa pritej të ndalohej për aferën 100 milion euro të koncesionit të sterilizimit, në fakt Beqaj i njohur për shprehjen e tij ‘suksese në jetë’, u ndalua mëngjesin e të mërkurës së datës 4 korrik, për një tjetër aferë të dyshuar korruptive.
Atë të abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian, gjatë kohës kur ai drejtonte SASPAC (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). Një nga rastet më të habitshme se si një ministër, i cili ndërkohë që ishte në hetim për një tjetër aferë korruptive ndaj tij, pikërisht gjatë hetimit ndaj tij nga SPAK, përfshihet nëse dyshimi i Prokurorisë së Posaçme është i vërtetë, në një tjetër skandal korruptiv. Ku bashkë me të tashmë janë të ndaluar edhe 5 persona të tjerë, pjesë e onturazhit të tij. Edhe këta të dyshuar si pjesë e skemës ku paratë e BE-së në ndihmë të zhvillimit të bizneseve të vogla, i shpërdoronin duke i fshehur në biznese private kryesisht në fushën e kulinarisë. Apo duke krijuar fatura fiktive, për dreka dhe darka të pakonsumuara në këto restorante, ku shpesh të ftuar ishin edhe delegacione të huaja, ndër to edhe të Bashkimit Evropian në Tiranë.
DOSJA HETIMORE
Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se shtetasi Ilir Beqaj në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim Ermal Kurtula i emëruar nga vetë personi nën hetim Ilir Beqaj në datën 26 Maj 2022 si koordinator i zyrës ‘Facility Point’ për projektin EUSAIR, në SASPAC, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive. Por çfarë janë këto procedura fiktive të cilat janë zbuluar nga SPAK, dhe si fshihej korrupsioni përmes këtyre marifeteve, ku si koperturë e Beqaj thuhet të ketë shërbyer njeriu i tij Ermal Kurtula, të cilin e merrte me vete në çdo dikaster që shkonte. A është kaq e thjeshtë që nëpërmjet këtyre procedurave të grabiten paratë e taksapaguesve, qoftë edhe ata evropianë si në rastin konkret. Dhe pse janë ndjerë kaq të sigurt Beqaj dhe të tijtë në zhvillimin e kësaj afere, që nuk do të zbulohen?
EPISODET
Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: ‘Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri’, si dhe ‘Konferenca e Energjitikës’, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese. Në hetimin e tij SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë mundur të zbulojnë se urdhërues i këtyre procedurave fiktive që më pas përfunduan në gllabërimin apo tjetërsimin e fondeve të BEsë, ishte Ilir Beqaj, në këtë kohë në krye të zyrës së SASPAC, që merrej pikërisht me menaxhimin e këtyre fondeve.
Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumente këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co