Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë! Seanca në Apelin e GJKKO-së vijon prej më shumë se 3 orësh

abuzimi me fondet e saspac ilir beqaj dhe te akuzuarit e tjere kerkojne ndryshimin e mases se sigurise seanca ne apelin e gjkko se vijon prej me shume se 3 oresh
abuzimi me fondet e saspac ilir beqaj dhe te akuzuarit e tjere kerkojne ndryshimin e mases se sigurise seanca ne apelin e gjkko se vijon prej me shume se 3 oresh





































Në Apelin e Gjykatës së Posaçme vijon prej orës 09:00 seanca për ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC.

Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë kanë apeluar masat e sigurisë dhe kërkojnë zëvendësim mase. Beqaj mbahet nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Beqaj u arrestua më datë 4 korrik nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).

I arrestuar është edhe Ermal Kurtulaj, ndërsa me masë arrest shtëpie është Alfred Nikolla dhe me masë detyrim paraqitje për katër të dyshuar të tjerë.

Beqaj dhe 6 të tjerët akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Në këtë çështje ai akuzohet për shpërdorim detyre si ish ministër i Shëndetësis

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →