Bota

Abuzimi me tenderin 322 mln lekë të Ujësjellësit/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 3 vite burg për ish-kryebashkiakun, Lefter Alla

abuzimi me tenderin 322 mln leke te ujesjellesit apeli i gjkko se le ne fuqi denimin me 3 vite burg per ish kryebashkiakun lefter alla

































Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili është shpallur fajtor për shkelje të barazisë në tendera.

Lefter-Alla1

Lefter Alla u dënua më 28 dhjetor nga Gjykata e Posaçme me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Ish-kryebashkiaku socialist ankimoi vendimin, por Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin ndaj tij.

Hetimet për Lefter Allën dhe ish zyrtarët e tjerë të bashkisë përfunduan në muajin shtator.

Ata akuzohen për aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.

“Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqizë, konkretisht shtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri–tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi ‘de jure’ i tenderit dhe të hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues ‘de facto’ në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqizë, i kanë privilegjuar ata, duke krijuar avantazhe për këto dy subjekte…,” tha SPAK në njoftimin për shtyp të pak muajve me pare.

Prokuroria konstatoi se kjo procedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore, pasi nga ana e Allës, zv.kryetares së Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit e të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, janë ndërmarrë veprime aktive të kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit megjithëse ky subjekt nuk i përmbushte të gjitha kriteret.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts