Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq për ‘Shpërdorim Detyre’ përgjegjësin e teknikës në lidhje me prokurimet që janë kryer në spitalin ‘Ihsan Çabej’.
Ky shtetas me detyrë funksionale si anëtar në komisionin e prokurimeve ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës. Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerësoi se, nga tërësia e veprimeve dhe mosveprimeve, shtetasi N.B ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me detyrën funksionale të tij dhe për këtë shkak ngriti akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dërgon në gjyq shtetasin N.B për ‘Shpërdorim Detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të procedimin penal nr.566 datë 22.09.2022, të regjistruar mbi bazën e raportit të auditit të Ministrisë së Shëndetësisë për auditimin e kryer në Spitalin “Ihsan Çabej”, Lushnjë, rezultoi se shtetasi N.B., me detyrë Përgjegjës i Teknikës dhe Hotelerisë ka kryer procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë.
Ky shtetas me detyrë funksionale si anëtar në komisionin e prokurimeve ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës. Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerësoi se, nga tërësia e veprimeve dhe mosveprimeve, shtetasi N.B ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me detyrën funksionale të tij dhe për këtë shkak ngriti akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar në nenet 248 i Kodit Penal dhe dërgoi për gjykim.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpëdorojnë funksionin publik të besuar duke cënuar interesat e shtetit apo individëve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co