“Acerbi, emblema e një sistemi hipokrit”, tifozët e Napolit me pankarta kundër vendimit të drejtësisë sportive

acerbi emblema e nje sistemi hipokrit tifozet e napolit me pankarta kunder vendimit te drejtesise sportive
acerbi emblema e nje sistemi hipokrit tifozet e napolit me pankarta kunder vendimit te drejtesise sportive

Ultrasit e Napolit shfaqën një pankartë polemizuese në qytet gjatë natës, kundër vendimit për të mos e skualifikuar lojtarin e Interit, pas ankesës për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus, gjatë ndeshjes në “San Siro”.

Pankarta u vendos para stadiumit, gjithashtu u shfaq e njëjta në vende të tjera simbolike të qytetit, përfshirë “Piazza Plebiscito”. Në banderolë shkruhej: “Acerbi, emblema e një sistemi hipokrit”. Më herët, me një deklaratë të gjatë zyrtare në faqen e vet, Napoli komentoi vendimin e gjyqtarit sportiv që liroi Acerbin nga akuzat për racizëm:

“Në këtë pikë, fajtori për ‘drejtësinë sportive’ duhet të jetë Juan Jesus, i cili paska akuzuar padrejtësisht një koleg. Nuk është e arsyeshme të mendosh se ai e ka keqkuptuar. Parimi i probabilitetit më të madh të një ngjarjeje, i dukshëm nga dinamika e fakteve dhe justifikimet e tij në fushë, që merret në konsideratë në drejtësinë sportive, zhduket në fjalitë e vendimit përkatës.

Pasi vërtetohet se është arritur vërtetimi i veprës, a nuk është marrë ndonjë vendim nga “drejtësia” sportive në lidhje me këtë për të ndëshkuar përgjegjësin? Jemi edhe më të shtangur, sepse pranohet se ka pasur ofendim, por s’ka skualifikim. Napoli nuk do t’iu përmbahet më iniciativave thjesht fasadë të institucioneve të futbollit kundër racizmit dhe diskriminimit. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë ato vetë, siç kemi bërë gjithmonë, me bindje dhe vendosmëri të përtërirë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →