Adidas fshin Bella Hadid nga reklama për atletet retro, të dizajnuara për herë të parë për Olimpiadën e vitit 1972, ku terroristët vranë 11 izraelitë

adidas fshin bella hadid nga reklama per atletet retro te dizajnuara per here te pare per olimpiaden e vitit 1972 ku terroristet vrane 11 izraelite

Adidas e ka hequr modelen pro-palestineze Bella Hadid nga një fushatë reklamuese për atletet retro që i referohen Olimpiadës së Mynihut të vitit 1972, të cilat u errësuan nga një masakër e atletëve izraelitë, pas protestave për pikëpamjet e saj.

Gjigandi gjerman i veshjeve sportive lançoi së fundmi SL72, një këpucë e shfaqur për herë të parë nga atletët në Lojërat Olimpike të vitit 1972, si pjesë e një serie që ringjallë atletet e vjetra klasike.

Njëmbëdhjetë atletë izraelitë dhe një oficer i policisë gjermane u vranë në Lojërat e Mynihut të vitit 1972, pasi persona të armatosur nga grupi palestinez i Shtatorit të Zi hynë në fshatin Olimpik dhe i morën peng, shkruan DailyMail.

Hadid, e cila ka lindur në SHBA, por ka rrënjë palestineze, ka qenë e zëshme për mbështetjen e saj për të drejtat palestineze që kur shpërtheu lufta në Gaza, por është përballur me reagime ndaj pikëpamjeve të saj dhe përfshirjes në fushatën e Adidas që promovonte këpucët.

Adidas tha sot se ‘do të rishikonte pjesën e mbetur të fushatës’ me efekt të menjëhershëm, pa specifikuar se si.

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →